Filipçe: Situata me coronavirusin po stabilizohet

Advertisment
HTML Image as link

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe ka njoftuar se në mëngjes ka pasur takim me drejtorët e kovid-qendrave ku është analizuar situata në 24 orët e fundit.

Ai ka thënë se gjendja me virusin po qetësohet dhe se kjo mund të vërehet nga numri i rasteve të reja të diagnostifikuar.

Reklame

“Po bie presioni mbi spitalet, edhe pse nuk janë liruar numër i madh i reparteve, sepse karakteristike për këtë valë është përkeqësimi tek pacientët të ndodhë pak më vonë,

dhe këtu lirimi i kapaciteteve spitalore vjen 2-3 javë më vonë”, ka shkruar Filipçe.

 

Megjithatë ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë me kujdes maksimal në periudhën që vjen.