Filipçe: Sot dhe nesër mbërrijnë 140 mijë vaksina anti covid

Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneca” të siguruara përmes mekanizmit Kovax pritet të mbërrijnë në vend sot ndërkohë që për nesër janë paralajmëruar 100 mijë vaksina kineze “Sinofarm” që janë një donacion nga ushtria kineze.

Nga kontingjenti i ri me “Astra Zeneka”, 24 mijë vaksina do të shërbejnë për rivaksinim, ndërsa me pjesën tjetër do të vaksinohen qytetarët të moshës mbi 70 vjeçare që kanë aplikuar për vaksinim.

Reklame

Prioriteti, siç deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, do t’u jepet të moshuarve ndërkohë që të rinjtë do të duhet të presin për vaksinimin.

Sipas tij, imunizimi i popullatës po shkon mjaft mirë dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë, nga të cilët 30 mijë tashmë janë rivaksinuar.

 

Lidhur me reagimet nga qytetarët të cilët kanë aplikuar për vaksinim në fillim, por ende nuk janë thirrur, Filipçe sqaroi se në disa komuna u thirrën qytetarë më të rinj sepse ishte shterur lista për vaksinimin e qytetarëve të moshuar.

“Këtu ndodhë ajo mospërputhje. Megjithatë në fillim të kësaj jave kemi vendosur që kufiri të jetë mosha 40 vjeçare për çka ata nën këtë moshë do të presin pak më shumë” tha Filipçe.