Filipçe: Sot ose nesër do të diskutohet për hapjen e kufijve

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp sot, tha se Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ka propozuar lehtësimin e masave për të hapur të gjitha llojet e kazinove, të hapen fitneset dhe transporti publiku në Tetovë.

Kurse gjatë ditës së sotme ose të nesërme në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve pa test PCR dhe vetizolim.