Filipçe: Spitalet kanë kapacitet për pacientë, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazët

Advertisment

Numrat e lartë me të infektuar me Kovid-19, çdo ditë i mbushin spitalet nëpër qytetet e vendit.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, megjithatë pohon se spitalet kanë kapacitet që të pranojnë të sëmurë me Kovid-19 dhe se spitali i improvizuar që gjendet në afërsi të Spitalit infektiv, është i zbrazur.

Reklame

“Ka mjaftueshëm, përsëri ka nën 100 pacientë në spitalin 8 Shtatori, sot, ja dita e dytë me radhë.

Në Klinikën infektive ende ka vende të lira, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazur dhe në repartet e tjera infektive ka vend të lira mjaftueshëm. Diçka më pak ka në Ohër dhe Manastir, por edhe kjo po menaxhohet, ndërsa në qytetet tjera ka mjaftueshëm”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.