Filipçe: Stabilizohet gjendja epidemiologjike në vend

Advertisment

Një i vdekur dhe dhjetë të infektuar është bilanci në 24 orët e fundit, siç informoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Filipçe theksoi se rritet numri i punëtorëve shëndetësorë të shëruar dhe paralajmëroi skrining për rreth 2000 të punësuar në çerdhe. Autoritetet shëndetësore parashikojnë periudhë të qetë, ndërsa kjo do të thotë edhe krijim të kushteve për zgjedhje eventuale.

Dhjetë raste të reja pozitive në Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Të infektuarit e rinj janë nga: Shkupi – 6, Kumanova – 2 dhe nga një në Veles dhe në Prilep. Njoftohet edhe për një viktimë dhe 5 pacientë të shëruar. Autoritetet shëndetësore shprehin bindjen se gjendja epidemiologjike është nën kontroll dhe parashikojnë peridhë të qetë.

Reklame

“Periudha para nesh do të jetë e qetë, epidemia do të jetë nën kontroll , por janë të mundshme rreziqe që mund të vinë gjatë muajve që vinë dhe mund ta ndryshojnë pasqyrën epidemiologjike, pikërisht për shkak të këtyre rreziqeve paraprakisht i vendosëm masat restriktive” , tha Filipçe.

Edhe pse qytetarët reagojnë për fillimin shumë të hershëm të orës policore në vend, Qeveria ende nuk mendon se ora policore duhet të hiqet.

“Në këtë moment nuk mendojmë konkretisht për shkurtimin e orës policore, por mund të imponohet nevoja në periudhën që vjen, posaçërisht për operatorët ekonomikë që gradualisht të kthehen në normalitet, e ndjekim situatën, por për momentin jo”, tha Filipçe

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe pret që gjatë javës së ardhshme të hapen çerdhet, sipas protokollit adekuat do të hapen edhe ordinancat stomatologjike. Filipçe në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi dhënien e bonuseve për personelin mjekësor që ka punuar me pacientë të infektuar me Covid-19.