Filipçe uron Muajin e Ramazanit: Faleminderit që respektoni rregullat!

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp me rastin e muajit të Ramazanit uroi qytetarët e konfesionit islam në vendin tonë duke shtuar se së bashku do të dalim më të fortë nga kjo krizë. Filipçe falënderoi besimtarët mysliman që po i përmbahen rregullave të vendosura si pasojë e pandemisë Covid-19.

“Fillimisht dua të uroj qytetarët për festën e Ramazan-Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame. Dua të falënderojë që po respektohen rregullat, dhe të iu them se së bashku do të dalim nga kjo krizë më të fortë”, tha mes tjerash Filipçe.