Filipçe viziton BFI-në: Lufta kundër virusit do të zgjasë

Advertisment

Përmes profilit të tij në Facbook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se ditëve në vijim do të organizojë takime mes anëtarëve të qeverisë dhe organizatat joqeveritare si dhe bashkësive fetare me qëllim që të bashkërisht të definohen mënyrat për përfshirje aktive të të gjithve në luftën kundër Covid-19.

Në vazhdën e takimeve, ministri Filipçe sot ka realizuar takim me udhëheqësin e ri të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahun i cili siguroi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale dhe kontribut personal në përpjekjet e institucioneve për ballafaqim me krizën e koronavirusit.

Reklame

“Lufta kundër virusit do të zgjasë, por ne duhet të mësojmë të jetojmë me të dhe të mbrohemi. Unë mendoj se është me rëndësi të madhe që të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile të përfshihen në mënyrë aktive, të përdorin ndikimin e tyre në komunitet me qëllim rritjen e vetëdijes për koronavirusin si dhe nevojën për të respektimin e masave për mbrojtje personale. Për këtë është i nevojshëm dialog në të gjitha nivelet e shoqërisë”, ka shkruar mes tjerash ministri Filipçe.