Filloi muaji i shenjtë i Ramazanit

Advertisment

Besimtarët myslimanë herët në mëngjes e filluan agjërimin për muajin e Ramazanit, që zgjatë 30 ditë dhe përfundon më 23 maj. Në atë periudhë besimtarët nga agimi deri në perëndim të diellit përmbahen nga konsumimi i ushqimit dhe lëngjeve.

Sipas religjionit islamik, agjërimi, i cili është një prej shtyllave të Islamit është i obligueshëm për të gjithë besimtarët për pastrim të tyre fizikë dhe shpirtërorë. Besimtarët duhet të përmbahen nga fjalët dhe veprat e këqija me qëllim të pastrimit të përgjithshëm njerëzor. Agjërimi është obligim fetar për çdo të rritur, besimtar mysliman me shëndet të mirë, por nuk është i obliguar për personat e sëmurë, gratë shtatzëna dhe punëtorët të cilët kryejnë punë të rëndë fizike.

Reklame

Pas agjërimit, më 24 maj është festa e Fitër Bajramit, e cila festohet tre ditë. Atëherë tërë familja mblidhet për të festuar, ndërsa vizitohen të afërmit dhe miqtë. Ramazani është muaji i nëntë në Kalendarin islamik.

Dita e parë e Fitër Bajramit është festë shtetërore.

Në prag të muajit të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, i porositi besimtarët për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Apeloj dhe ju lutem që t’ju përmbahemi parimeve islame për shëndetin tuaj dhe të gjith të tjerëve dhe, njëkohësisht, të respektojmë atë që thonë mjekët dhe ekspertët lidhur me pandeminë Kovid – 19. Vetëm ashtu do të ngadhënjejmë dhe do t’i kthehemi normalitetit të jetëve tona; vetëm kështu do të jenë të justifikuar lutjet tona për kërkim shpëtim drejtuar Allahut të Gjithëmëshirshëm”, ka porositur Rexhepi.