Fillojnë punimet për rikonstruimin e shkollës në Strimnicë të Zhelinës (FOTO)

Advertisment

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar fillimin e punimeve për shkollën fillore “Ibrahim Temo” në Strimnicë të Komunës së Zhelinës.

“Filluan punimet e rikonstruimit të shkollës fillore “Ibrahim Temo” në fshatin Strimnicë ” ka shkruar Sejdiu në Facebook profilin e tij.

Reklame

Shkolla fillore “Ibrahim Temo” e fshatit Strimnicë, numëron rreth 250 nxënës të ndarë në 18 paralele, ndërsa mësohet, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë./GazetaExpress/