Fillon fushata zgjedhore në Tetovë e Bashkimit Demokratik për Integrim (FOTO)

Advertisment

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim edhe zyrtarisht filloi fushata zhjedhore në Tetovë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Anëtarëve të Shtabit lokal komunal, kryterëve të këshillave vendor, anëtarëve të forumit rinor dhe forumit të gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim fillimisht ju drejtua Shefi i shtabit lokal dhe kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, kandidatët për deputet nga njësia zgjedhore numër 6, Bajram Rexhepi dhe Fitore Ziberi, si dhe shefi i shtabit qendror pranë BDI z. Fatmir Besimi.

Është koha kur të gjithë duhet të punojmë dhe të bashkohemi rreth një ideje dhe qëllimi që është mbi çdo ndarje dhe dallim që mund ta kemi mes veti si shqiptarë. Ky qëllim mban emrin Kryeministri i Parë Shqiptar.

Reklame

Kur jemi bashkë, jemi shumë të fuqishëm. Kjo është një kauzë kombëtare shqiptare. Kjo është ëndrra jonë kombëtare. Endrra e barazisë së plotë, ëndrra e një shoqërie që fjalët i kthen në vepra.

Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një Kryeministër për të gjithë. Një Kryeministër i barazisë, vendeve të barabarta të punës, pagave të barabarta, të drejtave të barabarta, drejtësisë së barabartë. Për shqiptarët dhe të gjithë. Kryeministri i parë shqiptar do të udhëheqë një gjeneratë të re të politikës, duke përfaqësuar një shoqëri të barabartë dhe duke udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt një të ardhmeje të begatë si vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian.
Urime na priftë e mbara, dhe të bashkohemi të gjithë rreth numrit 9