Fillon imunizimi masiv në Tetovë, sot u vaksinua edhe një 101 vjeçar

Advertisment
HTML Image as link

Sot ka filluar vaksinimi masiv kundër akovid 19 në qendrën rajonale për imunizim kundër Covid 19 në Tetovë, informojnë nga Shtëpia e Shëndetit Publik. Qendra e vaksinimit është vendosur në sallën e sportit të shkollës medicinale “Nikolla Shtejn”.

Në ditën e parë të vaksiminimit, është vaksinuar edhe një 101 vjeçar. Gjithsej për sot ka pasur 1300 termine, por nga orët e para është mësuar se një numër i madh nuk i janë përmbajtur terminit dhe nuk janë paraqitur për tu vaksinuar.