Fillon me punë fabrika e re e qelqit në Zonën Ekonomikë në Tetovë

Advertisment

Në Zonën zhvillimore teknologjike-industriale në Tetovë filloi me punë fabrika për prodhimin e qelqit “Glas Fleks”, pronë e kapitalit maqedonas-holandez.

Vlera e investimit është nëntë milionë euro, ndërsa janë paraparë 300 punësime.

Reklame

“Fabrika është me linjë më moderne për prodhim të qelqit e vetmja në Ballkan, e cila përdorë teknologji më moderne me proces të plotë të automatizuar. Punohet kryesisht për eksport, 80 për qind nga prodhimi shitet në tregjet e ish-republikave jugosllave dhe shtetet perëndimore evropiane”, deklaroi Goce Peshov, menaxher në “Glas Fleks”.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili mori pjesë në ngjarje, tha se po bëhen përpjekje që të mos stopohen aktivitetet ndërtimore në zona edhe përkundër pandemisë.

“Si Ministri e EKonomisë kemi marrë aplikim për hapje të kapacitetit të ri të kompanisë gjermane për përpunim të komponentëve për industrinë automobilistike në zonën zhvillimore teknologjike industriale”, tha Bekteshi.

Fabrika “Glas Fleks” ka objekt prej 9.000 metrave katrorë, ndërsa do të prodhohen lloje të ndryshme të qelqit. ab/