Filozofi i Kurtit e thumbon Grennelin: Amerika sështë një ambasador

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me zërat se Qeveria e tanishme është duke rrezikuar seriozisht raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjerash, Hoxha shkruan se ShBA-ja është më shumë se një ambasaor, duke aluduar në Richard Grenell i cili ka kritikuar ashpër Albin Kurtin për mosheqjen e taksës.

Reklame

“Ata nuk e dinë se Amerika është e krahasueshme me Evropën, e jo me një ambasador. Se Shtetet e Bashkuar janë një njësi e shumëfishtë dhe jo se nuk mund ta fyejmë e t’i japim përmasën e një analisti e këshilltari të Thaçit”, ka thënë ai.

Tutje, Hoxha ka shkruar se gjashtë tetori ka ndodhur dhe se në negociata duhet të shkohet si shtet me institucione të pakorruptuara.

“Ata sot janë të sigurtë se demarkacioni ka qenë gjë e mirë për shtetin e Kosovës, edhe pse deliberalizimi i vizave nuk ndodhi. Edhe atëherë kërcënuar se do të izolohej shteti i Kosovës. Demarkacioni është gabim sepse dha territore dhe tregoi se shteti i Kosovës është i konceptuar si i copëtueshëm dhe i dhurohet prurësit më të parë (krejt si monedhat në bankë). Me këtë traditë negocimi të tjerët do të kërkojnë gjithnjë e më shumë e do të premtojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë ndër tjera Hoxha.