Filpçe: 11 mjekë të spitalit të Kumanovës të infektuar

Ministri Filipçe tha se në Spitalin e Kumanovës situata paraqitet e rënduar pasi janë infektuar 11 persona me virusin Kovid-19 dhe si masa plotësuese janë dërguar dy mjekë plotësues, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi. 2 reparte janë infektuar, ai i Rengenit dhe Mjekëve të Përgjithshëm. Në bazë sesa mjekë do të shkojnë në izolim do të riorganizohet puna në Spitalin e Kumanovës.

“Kemi raste pozitive në Spitalin e Kumanovës, 11 persona pozitiv me koronavirus, kjo e komprometon punën në repartin infektivë. Për këtë arsye dy mjek një nga Shkupi dhe një nga Shtipi janë dërguar në këtë spital për të organizuar punën”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.