Filpçe: Këtë skenar e kishim parashikuar, jemi në pikun e epidemisë

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje skype nga shtëpia, pasi ndodhet në vetizolim, ka njoftuar për gjendje aktuale me koronavirusin në vend. Ai tha se ky skenar ishte i pritshëm, këto numra priteshin pasi jemi në pikune e epidemisë.

Por gjithsesi ai siguroi se Ministria e Shëndetësisë është e organizuar për të vazhduar më tutje me situatën. Sipas tij edhe numri i të infektuarve në Kumanovë ishte i pritshëm klasteri është i zgjeruar. Ai konfirmoi edhe 107 të infektuar të rinj. Ndërsa janë shëruar edhe 18 pacientë të tjerë. Ka ndërruar jetën edhe 1 pacient tjetër nga rrethina e Strugës, i moshës 50 vjeçare. Gjendja e tij ishte vështirësuar kohët e fundit.

Reklame

Ministri përsëriti edhe një herë në fund të lidheje-konferencës se ky numër nuk është befasues sepse jemi në pikun e pandemisë në këto ditë. Ai apeloj edhe një herë të qëndrohet në shtëpi sa të kalojë ky pik.