Finalja e madhe, Interi dhe Juventusi duelojnë për trofeun e Superkupës së Italisë

Finalja e Superkupës së Italisë zhvillohet sot, atje ku “Derby d’Italia” mes Interit dhe Juventusit premton spektakël.Kampioni i Serie A, Inter dhe fituesi i Kupës së Italisë, Juventus do të takohen me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Interi duket skuadra që duhet mposhtur pas ngjitjes në majën e Serie A me tetë fitore mahnitëse radhazi në ligë dhe tani është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në “Meazza”,(10 fitore, 2 barazime).

Reklame

Në anën tjetër, Juventusi po kalon në ndoshta sezonin më të dobët në vitet e fundit, por vjen në këtë takim pas një fitore të jashtëzakonshme ndaj Romës, 3- 4.

Të dy skuadrat u takuan në pjesën e parë të këtij edicioni në Serie A, ku ndeshja përfundoi me barazim, 1 me 1.Mbetet të shihet se cila skuadër do të kurorëzohet me trofeun e Superkupës mbrëmjen e sotme.