“FinanceThink”: Pagë në zarf më shumë marrin të punësuarit e siguruar në pagë minimale

39

Analiza e bërë nga “FinanceThink” tregon se 17,8 për qind e të punësuarve në shtet, të cilat kanë marrëveshje formale për punësim, kanë marrë pagë në zarf gjegjësisht pagë në dorë.

Më të prekur janë punëtorët të cilët marrin pagë minimale, gjegjësisht 62 për qind e të punësuarve të cilët janë të siguruar në pagë minimale, kanë marrë pagë në zarf. Me këtë rast mesatarisht, paga në zarf arrin po aq sa paga formale në llogari.

“Kjo tregon se ekzistojnë sektorë dhe profesione tek të cilat ekziston tendenca që marrëveshja për punësim të arrihet në pagën minimale, me marrëveshje formale në të njëjtën kohë, pjesa tjetër e pagës të merret në të gatshme”, theksohet në analizën e “FinanceThink” për cilësinë e jetës në vitin 2017.

Shikuar sipas profesioneve, sondazhi tregon se 23,2 për qind e mjeshtërve në industrinë metalike, makinerike, të tekstilit dhe ushqimore dhe 21,5 për qind e të punësuarve në veprimet e shërbimit marrin pagë në zarf. Deri në një konkludim të ngjashëm arrihet edhe nëse paga në zarf vëzhgohet përmes prizmit të sektorëve të veprimeve. Kështu, paga në zarf është më e ruajtur tek punëtorët në ndërtimtari me 28 për qind.

Paga në zarf nuk është karakteristike vetëm për një moshë të caktuar të punëtorëve, por është interesante ajo që dhënia e pagës së tillë është më e pranishme tek gratë, sesa tek burrat.

Paga më të larta në zarf marrin punëtorët në rajonin e Shkupit, ndërsa më shumë pagë në zarf paguhet në Rajonin e Pellagonisë (42 për qind). e lartë është edhe përqidnja e pagesës së pagës në zarf edhe në rajonin juglindor dhe të Shkupit.

Paga në zarf është pagë e paguar në të gatshme në bazë të marrëveshjes formale gojore midis punëtorit dhe punëdhënësit. Me pagesën e tillë të pagës, punëdhënësit kursejnë në vlerën e tatimit dhe kontributeve sociale që paguhen në shtet.

Sipas “FinanceThink”, zgjidhja e këtij problemi kërkon përpjekje afatgjate të orientuar ndaj ndërtimit të marrëveshjes midis shtetit, punëdhënësve dhe punëtorëve, ndërsa që të zvogëlohet dhe të çrrënjoset kjo dukuri janë të nevojshme masa të ndëshkimit dhe masa të motivimit dhe edukimit.