Financimi i paligjshëm i organizatës së Boki 13, sot vazhdon procesi gjyqësor

Vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, aku zohen edhe katër persona.

Çështja udhëhiqet nga gjyqtarja Sofçe Gavrilova Efremovska dhe është në procedurë dëshmuese.

Për çështjen me organizatën joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, e themeluar nga Bojan Jovanovski- Boki 13, përmes së cilës sipas ak uzës janë mashtruar biznesmenë për qendra të pretenduara për të moshuar, të ak uzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Ercegoviq.

 

Jovanovski ak uzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski ak uzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq për ndihmë në mashtrim dhe pastrim të parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen,

ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me ar më. Organizata joqeveritare ak uzohet gjithashtu si person juridik.