Finlanda do u japë baballarëve pushim prindëror si nënave

Advertisment

Qeveria e re e Finlandës ka bërë të ditura planet për t’u dhënë të gjithë prindërve të njëjtën leje prindërore, në një përpjekje për t’i bërë baballarët të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Pushimi i paguar do të rritet në 14 muaj të kombinuar, i cili i bie të jenë 164 ditë për prind.

Reklame

Suedia fqinje ka sistemin më bujar në Evropë sa i përket pushimit prindëror me 240 ditë për secilin prind pas lindjes së fëmijës.

Finlanda thotë se me këto veprime dëshiron të “promovojë mirëqenien dhe barazinë gjinore”.

Ministri i Shëndetit çështjeve Sociale Aino-Kaisa Pekonen, u tha gazetarëve se kishte filluar një reformë rrënjësore e përfitimeve familjare, me qëllim forcimin e marrëdhënies së prindërve që nga fillimi.