Finlanda përkohësisht i ndalon fluturimet nga Maqedonia

Advertisment

Finlanda ndalon fluturimet nga Maqedonia e Veriut deri më 29 gusht për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve të infektuar me Covid-19 që vijnë nga vendi në periudhën e fundit.

Qeveria po monitoron dhjetëra teste pozitive me coronavirus për udhëtarët që vijnë nga aeroporti i Shkupit. 26 persona që mbërritën në fluturimin që zbarkoi në Turku më 8 gusht u ishin pozitiv, ndërsa pesë teste pozitive u raportuan në një fluturim tjetër nga i njëjti destinacion të martën e kaluar. 12 raste shtesë u zbuluan në fluturimin që mbërriti të shtunën e kaluar.

Reklame

“Kjo është një masë e jashtëzakonshme, por shumë infeksione të reja janë shfaqur përmes kësaj linje ajrore. Pra, ne duhet të ndërmarrim veprime dhe me sa di unë, qeveria do ta bëjë atë”, tha Haraka të hënën.

Ai tha se masa do të jetë e përkohshme dhe shtoi se masa të ngjashme nuk merren parasysh për fluturime të tjera.