Fituan betejën kundër koronavirusit, shihni gëzimin e italianëve që dalin nga kujdesi intenziv (video)

Italia po vazhdon të luftojë kundër pandemisë së koronavirusit, duke shënuar numrin më të madh të viktimave në botë 17.127.

Megjithatë, çdo ditë shërohen qindar të tjerë, e fatlumët janë ata pacientë që dalin nga reparti i kujdesit intensiv.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e titulluar “gara kundër kohës”, në të cilën janë filmuar mjekët dhe infermierët italianë nga reparti i reanimacionit në spitalin “Sister Levante”.

Përveç që mund të shihet nëpër çfarë kalojnë personeli mjekësor, momentet më kulmore janë kur i nxjerrin pacientët nga kujdesi intensiv.

Në fytyrat e pacientëve shihet gëzimi i madh, kjo për faktin se kanë arritur ta fitojnë betejën kundër COVID-19, por gëzimi nuk mungon aspak as në fytyrat e mjekëve dhe infermierëve.