Fjuri i brengosur për sfidën me Xhoshuan

Tajson Fjuri është i shqetësuar me faktin se bisedimet për duelin e madh të peshës së rëndë mes tij dhe Entoni Xhoshua ende nuk po përfundojnë.

Ditët e fundit ka dalë një hipotezë e re, që sfida të zhvillohet në korrik, në Angli me tifozë, duke parë se vaksinimi po ecën me ritme të mira.

Reklame

Fjuri nuk duelon prej 13 muajsh dhe shtyrja e kësaj sfide nuk ndikon mirë në gjendjen e tij fizike. Sipas mediave britanike fiziku i tij nuk është njësoj si ai i një viti më parë, kur mposhte Deontej Uajllderin,

 

andaj ai është i shqetësuar dhe rrezikon të qëndrojë 18 muajsh në pushim deri në këtë sfidë.

“Aktiviteti është çelësi i suksesit, ashtu sikurse pata bërë para sfidës me Uajllderin. Kjo periudhë e gjatë pa duele edhe si pasojë e koronavirus është shkatërruese dhe nuk është pozitive për mua”, u shpreh Fjuri për mediat britanike.