Flakron Bexheti del negativ në testin për koronavirus

Advertisment

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti ka dalur negativ në testin për koronavirus.

Ky rezultat vjen pas dyjavësh që ishte vetizoluar , pasi që ishte infektuar nga koronavirusi. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në fb:

Reklame

“Sapo me informuan që unë dhe Arjeta në testimin e dytë ashtu si në të parin pas 14 dite kemi rezulltuar Negativ dhe falë Zotit plotësisht jemi shëruar.

Falë kujdesit tonë dhe respektimit të masave mbrojtëse para diagnostifikimit me covid 19 si dhe reagimit të shpejtë për tu izoluar, ne nuk kishim infektuar asnjë të afërt, familjarit apo miku, në përjashtim të vajzës sonë Moresë e sipas gjitha gjasave edhe djalit Dorsejt të cilët e kaluan shumë lehtë.

Une sinqerisht ju bej apel që të kujdeseni në rradhë të parë për shëndetin tuaj dhe te afërmve tuaj por edhe për shëndetin publik edhe shëndetin e atyre që nuk i njihni, sepse jo gjithkush e ka fatin e tillë ta kalojë këtë betejë ashtu siç e kalova une dhe famlja ime.

Nga zemra lutem që gjithë të sëmurët tjerë me covid 19 të shërohen sa më pare dhe ta kalojnë sa më lehtë pa pasoja për shëndetin, familjen dhe rrethin.

Juve miqë te nderuar të facebookut, që shprehët shqetësimet tuaja sapo kuptuat që jam infektuar me covid, dhe më uruat shërim, u interesuat për shëndetitin tim dhe të familjes sime duke më inkurajuar që sa m lehte ta kaloj këtë sfidë ju falenderohem me përulje.

Mirënjohje mjekëve të infektologjisë, punonjësve të Institutit shëndetësor publik për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar.

Falemnderit edhe për familjen time te ngushtë që gjatë kësaj periudhe ishin krejtësisht në shërbimin tonë duke na bërë që mos të na mungojë asgje.

Ne e fituam arnikun e panjohur, ju mundohuni që mos ta njihni fare ate, duke mbrojtur dhe duke u kujdesur vazhdimisht”, ka shkruar Bexheti.