Flamuri shqiptar fillon të valojë në qytetin Osijek të Kroacisë

Gjithçka është gati për hapjen e Qendrës Shqiptare në qytetin Osijek të Kroacisë, ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Flamuri shqiptar tashmë po valon në zyrat e reja të Qendrës, e cila solemnisht do të hapet më 27 qershor nga deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermine Lekaj Perljaskaj.

Ajo do të garojë edhe në zgjedhjet parlamentare kroate të 5 korrikut, si favorite e komunitetit të atjeshëm shqiptarë dhe si meritore për hapjen e kësaj Qendre. Aty do të jetë e vendosur edhe Konsullata shqiptare në Osijek, si dhe zyrat e shoqatave shqiptare në këtë qytet, raporton Gazeta Lajm.

Reklame

Komuniteti shqiptar është në mesin e komuniteteve mjaft të respektuara dhe të pranuara zyrtarisht në Kroaci. Ky respekt është rezultat i sakrificës që kanë bërë shqiptarët në luftën për mbrojtjen e Kroacisë nga agresioni i armatës jugosllave dhe serbe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.