Flasin ekspertët: Përse nuk po përhapet koronavirusi në Afrikë?

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit nëpër botë, ekspertët janë bashkuar që ta luftojnë këtë sëmundje.

Por ekziston një pjesë e botës që ende nuk është përhapur ky lloj virusi – Afrika, shkruan The Independent.

Kontinentet e tjera, nga Amerika e Veriut në Evropë dhe Azi, kanë tentuar të kontrollojnë pandeminë, me raste që vazhdojnë të rriten kudo jashtë Kinës megjithatë Afrika ka regjistruar një numër të vogël të rasteve të konfirmuara për krahasim.

Profesori Yazdan Yazdanpanah, drejtues i departamentit të sëmundjeve infektive në spitalin Bichat në Paris pretendon se ekziston një gjasë që virusi të jetë jo i denjë të depërtojë në ekosistemin e Afrikës.

Por profesori Rodney Adam, i grupit të kontrollit të infeksionit në Spitalin Universitar Aga Khan në Nairobi, nuk pajtohet me mendim të tillë.

“Nuk ka prova aktuale që tregojnë se klima ndikon në përhapjen e koroanvirusit”, deklaroi Adam.

Në anën tjetër, Mathias Altmann, një epidemiolog në Universitetin e Bordosë, i tha France 24 se historia Afrikës për t’u përgjigjur ndaj epidemive mund t’i ketë bërë ata më të aftë se si të ndalojnë përhapjen e viruseve.