Flet Fatime Fetai tregon pse e pranoi Ahmetin më herët në Prokurori (Video)

Advertisment

Prokurorja Fatime Fetai ka treguar shkakun se pse e ka pranuar sot një orë e gjysëm më herët kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u mor në pyetje lidhur me rastin “Regjistrimi”.

“Kishte arritur më herët dhe u lut të merret në pyetje më herët për shkak të obligimeve tjera gjatë ditës. U mbrojt. Zgjati 1 orë”, është përgjigjur Fetai me “sms” për Tv Telma.

Reklame

Marrja në pyetje e Ahmetit ka zgjatur deri në ora 9 e 30 minuta të mëngjesit. Në atë kohë para Prokurorisë kanë filluar të arrijnë ekipet gazetareske për ta mbuluar ngjarjen, transmeton Gazeta Lajm.

Ahmeti ka kërkuar që t’i mundësohet të largohet përmes parkingut nëntokësor të PTHP-së dhe kjo kërkesë i është pranuar. Siç do të shihni në videon më poshtë, ai është larguar me furiostradë Wolksvagen, i shoqëruar nga tri vetura tjera.

Ahmeti ishte në prokurori për rastin “Regjistrimi”, ku dyshohet se bashkë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski janë marrë vesh të ndërpresin regjistrimin e vitit 2012, për shkaqe politike. Në këtë mënyrë ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.