Flet komandant Malisheva nga burgu: Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski përagtitën kurthin e Kumanovës!

Advertisment

Për herë të parë, në këtë dokumentar Top Story ka mundur të depërtojë në burgun e Idrizovës në Shkup duke siguruar një intervistë ekskluzive me një prej drejtuesve kryesorë të grupit që i mbijetoi betejës. Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, arriti të dalë i gjallë nga luftimet, ndryshe nga dy drejtuesit kryesorë të grupit, Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj. Ai është dënuar me burg përjetë.

Komandant Malisheva, është një veteran i luftës në Kosovës në vitin 1999 në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai njihet edhe si një prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni që u mbyll me Marrëveshjen e Ohrit. Pas luftërave, Malisheva i ishte futur me sukses rrugës së biznesit deri në vitin 2015, kur u arrestua pas përleshjes së Kumanovës.

Reklame

“Këtu është bërë tmerr, masakër ndaj shqiptarëve, Ali Ahmeti ka qenë në pushtet në atë kohë. Nëse i merrni deklaratat e tyre, Thaçit, Ahmetit, Gruevskit lëvizjet e tyre, qartë del se e kanë organizu me na fut në kurth, e shfrytëzuar patriotizmin tonë”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës.

Në media maqedonase të kontrolluara nga Gruevski u hodh teza se ky grup shqiptarësh kishin ardhur në Kumanovë për të krijuar incident kundrejt pagesës. Por kjo tezë nuk qëndron, pasi lagja ku ata ishin dislokuar ishte një vendkurth, pa mundësi tërheqje. Këtë pjesë të intervistës së tij mund ta përcillni nga minuta 8:55.