Flet lypsari që u s ulmua nga Tomë Gashi: Nuk e kam sharrë (VIDEO)

Advertisment

Periskopi ditë më parë publikoi një video ku shihej avokati i njohur Tomë Gashi duke e shqelmuar lëmoshën e një qytetari në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Qytetari në fjalë është intervistuar nga gazeta kryeqytetase Reporteri.

Emri i tij është Fatos, dhe ai i takon komunitetit pakicë që përjeton diskriminim të vazhdueshëm në vendin tonë. Ai ka dalë si lypër për shkak të gjendjes së rëduar sociale.

Reklame

Dhe, për të marrë vëmendjen e kalimtarëve që t’i dhurojnë ngapak para, ai këndon “ilahi” të ndryshme. Fatosi nuk e kishte ditur se kishte bërë bujë mediale me publikimin e videos nga Periskopi ditë më parë, dhe se shumë njerëz kishin shprehur dhembshuri për të.

Ai thotë se “puna e tij për idare” i pengoi një avokati, e ky avokat quhet Tomë Gashi dhe vazhdon të mos kërkojë falje për gjestin çnjerëzor.

Veprimi i Gashit kishte nxitur edhe protestë simbolike në kryeqytet.

“Po sen vallahi. Unë dola qetu për idare. Dola me knu ilahi, sikur sot. Ti pe sheh edhe vet. Jom dal me knu ilahi për ni copë idare. Tani erdh ai Tomë Gashi, avokat, s’di çka është. Edhe erdh qaty, po ma bon pse po bërtet. Po ja boj vallahi s’po bërtas bac, po jam dal për idare, po ja boj. I kam kushtet e këqija edhe qyshtu. Tani ma bani mos bërtit, qysh t’doket ty me ardhë para banese ose para xhami me të bërtit. Po ja boj breh bac vallahi s’jom tu bërtit, po jam dal për idare”, rrëfen i riu për ngjarjen, e cila pasoi me shkelmin të kutisë në të cilën Fatosi kishte paratë e mbledhura nga njerëzit, nga ana e avokatit.

“Tani kurgjo, ai taman me ec kur pe shoh atë kutinë ma rrok shkelem edhe mi c’kep krejt paret”. – shton më tej ai.

Ai mohon se e ka sharë avokatin, ashtu siç kishte pretenduar ai tri-katër ditë pasi kishte ndodhur ngjarja.