Flet mjeku shqiptarë: Virusi është më pak agresiv por po përhapet më shpejtë

Advertisment

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda u shpreh se pesha virale e COVID-19 ka rënë dhe se ai ka pësuar mutacion gjatë verës.

Në një intervistë në ABC News, Sallabanda theksoi se virusi është më pak agresiv por po përhapet më shpejtë. Ai shtoi se temperaturat e larta të verës kanë bërë që koronavirusi të pësojë mutacione dhe se nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në nëntor.

Reklame

“Në shtator është rritur numri i të infektuarve nën 18 vjeç. Këta shkojnë në shtëpi dhe infektojnë prindërit. Ky është një problem. Unë nuk mund të kalkuloj për rrezikun e gripit. Prandaj duhet që të marrim masa sepse mund të kolapsohet sistemi. Duhet të marrim masa.
Nuk është aq agresiv sa në fillim. Përhapet më shpejt, por nuk ka atë peshë virale. Me temperaturat e larta virusi pësoi mutacion. Ne nuk e dimë çfarë mund të ndodhë në nëntor, prandaj duhet të jemi të përgatitur”, deklaroi ai.

Më tej, mjeku foli edhe për një çështje të rëndësishme atë të përdorimit të maskave. Sallabanda theksoi se maska duhet të ketë patjetër filtër dhe për pasojë maskat copë nuk të mbrojë.

“Maskat kanë hapur një diskutim të madh. Problemi është që maskat na mbrojnë jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi i zakonshëm. A janë maskat me copë të mira? Unë mendoj se jo. Maska duhet të ketë filtrin brena që të na mbrojë. Unë rekomandoj mbajtjen e maskave në ambiente publike, ku nuk mund të mbajnë distancën”, u shpreh ai.

Sallabanda shtoi më tej se tani që po futemi edhe në sezonin e gripit situata do të jetë edhe më kritike./ Opinion.al