Flet vëllau i Zaevit: As unë dhe asnjë anëtar i familjes sime nuk ka lidhje me rastin “Reket”

60
Advertisment

Pas shumë lajmeve të rrejshme për mua dhe familjen time të cilat u publikonin çdo ditë nga ana e VMRO-DPMNE-së në fushatën parazgjedhore me qëllim diskreditimin personal të vëllait tim dhe familjes sonë, jam i detyruar që t’i drejtohem opinionit publik.

Si edhe shumë qytetarë tanë, unë dhe familja ime plotësisht 11 vite, për kohën e regjimit, ishim nën presion, nën kërcënime dhe shantazhe, ndërsa po ashtu edhe numër i madh i qytetarëve të lirë, ishim të ekspozuar nën propagandën e sajuar, të zezë, nëpërmjet mediave të cilat i kontrollonte, Nikolla Gruevski.

Këto ditë po përkujtojmë disa nga këto metoda të regjimit, kemi parë që mbetjet e shtetit të robëruar se si përsëri realizojnë fushata të zeza. Sulmet me lajme të rreme dhe konstruksione po intensifikohen kundër meje personalisht dhe familjes time përmes mediave dhe përmes opozitës VMRO-DPMNE, të kontrolluar nga Gruevski.

I mohoj publikisht të gjitha këto trillime dhe konstruksione. As unë, Vice Zaev, as ndonjë anëtar i familjes sime nuk ka ndonjë lidhje me rastin e njohur në publik si “Reket” dhe as me gënjeshtrat në konferencat për shtyp që transmeton VMRO-DPMNE-ja.

Të pavërtetat e dala që kam hasur me të dyshuarit në këtë rast, se unë jam ulur me ata, se jam në disa incizime i përgënjeshtro, pra kjo nuk është e vërtetë. Përpjekjet për të më përfshirë në çfarëdo mënyre në fushatë të ndyrë politike i konsideroj të qëllimshme, rrejshme dhe tendencioze me qëllimin e vetëm për të dëmtuar Zoran Zaevin dhe politikat që ai zhvillon.

Unë i bëj thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të kontrollojnë të gjitha pretendimet e bëra, të publikojnë të gjitha incizimet, videot, audio -materialet, gjithçka që unë kërkoj të publikohet, në mënyrë që publiku të jetë i bindur për të vërtetën.

Veç fakti që ligjërisht ishte zbatuar hetimi për mbledhjen e dëshmive si dhe video materialeve konfirmon se askush nuk ka kontroll mbi procedurat që zhvillohen në MPB, në prokurori dhe gjyqësi, përveç institucioneve kompetente.

Nëse dikush ka pasur kontroll në këto institucione, siç ishte për kohën e regjimit, ajo asnjëherë nuk ka për të ndodhur.

Populli shikon se çfarë po ndodh dhe e ka gjithçka të qartë. Me të pavërtetat dhe lajmet e rrejshme target është familja e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për këtë ai është kërcënimi më i madh për kriminelët e vërtetë.

Për këto njerëz nuk ka diçka të shenjtë, as familje, aq më pak qytetarët dhe shteti.