Florian Marku bëhet baba për herë të parë, e zbulon emrin e djalit

Boksieri kosovar që po ngritet sigurt drejt majave të nivelit botëror, Florian Marku është bërë baba.

Ai ka njoftuar se djalit i kanë vënë emrin Matin.

Reklame

Djali i kampionit ka lindur në të njëjtën datë me nënën e tij, me 27 nëntor.

“Faleminderit Zotit te Gjithsesise per kete mrekulli qe me solli sot. Ne te njeten date qe ka lindur dhe nusja, ne 27 NENTOR. Mire se erdhe ne kete jete djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti te dhente shendet, fat, e nje jete sa me te lumtur ! Babi me Mamin do te duan pa kufji gjithmone” shkruan Marku në njoftim.