Florian Marku i “zjarrtë” edhe në përballjen e sotme ‘sy me sy’ me kundërshtarin ukrainas

Florian Marku do të përballet nesër me kundërshtarin Maxim Prodan.

Para këtij meçi të madh janë kryer tashmë matjet e fundit dhe është bërë përballja sy me sy në mes dy bokserëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ashtu siç ishte dje konferenca mes tyre, ashtu e “zjarrtë” doli të jetë edhe kjo përballje para meçit të madh.

Florian Marku ishte jashtëzakonisht aktiv dhe e shoqëroi këtë përballje me disa fjalë në drejtim të kundërshtarit.Ja pamjet nga ky moment.