Florin Besimi në Malësinë e Tetovës: Vota juaj, si çdo herë për shqiptarët

Advertisment

Kandidati i BDI-së, nga Zona e 6-të zgjedhore, dr. Florin Besimi, fushatën elektorale e ka vazhduar në Llacë, në Malësinë e Tetovës, ku bashkëbisedoi me qytetarët e kësaj ane.

“Kemi ardhur t’ju themi se jemi në rrugë të drejtë, se jemi unik dhe të fortë, sepse ju kemi juve që pa kursyer na keni besuar dhe votuar me decenie. Ne këtë besim nuk mund ta harrojmë. Kërkesave të deritashme për votë, kishin çështje të ndryshme, për barazi, për avancim të çështjes shqiptare apo për më shumë të drejta. Të gjitha premtimet i kemi realizuar. Sot kemi ardhur ta kërkojmë votën për Kryeministrin e parë shqiptar”, theksoi dr. Florim Besimi, sepse, ne jemi gati ta çojmë tutje çështjen tonë, duke u bërë faktor nëpërmjet votës, duke zgjedhur tash edhe kryeministrin shqiptar.

Reklame

Ai ka thënë se vlerë e Tetovës dhe kombit, është edhe Malësia e saj, andaj, në çdo cep do ta shtrijmë zhvillimin. Kjo anë, nuk do të mbetet në kujtime vetëm për vizita elektorale, sepse kjo zonë është plot shpirt e besë, plot besim e guxim, sepse, Malësia është zemër e rezistencës, zemër e ruajtjes së ndjenjave më të pastra nacionale, theksoi dr. Florin Besimi, duke shtuar se vota e Malësisë e detyron BDI-në dhe Kryeministrin e parë shqiptar, të punojnë dhe investojnë më shumë në këtë zonë, margaritar të natyrës.