Fluturime të mistershme…/Qantas me ide të reja për të shtuar pasagjerët

Në përpjekje për të ndihmuar turizmin e brendshëm në Australi dhe për të ndezur nostalgjinë, Qantash ka prezantuar Fluturimet misterioze.

Udhëtimet ditore, ku pasagjerët nuk e dinë destinacionin kur ngjiten në avion, kanë qenë shumë popullore në vitet 1990.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Më herët Qantas u bë ndër kompanitë e para ajrore që ofronte fluturimet drejt askundit, ku avioni nisej dhe zbriste në të njëjtin aeroport pas udhëtimit në kuota të ulëta mbi monumentet ikonike australiane.

Fluturimet e mistershme janë taktika më e fundit e kompanive australiane për të tërhequr më shumë pasagjerë. Fluturimet do të bëhen me një nga tre avionët Boeing 737 të Qantas, nga Brisbejni, Melburni apo Sidni me biletat në klasin ekonomik që do të fillojnë nga 737 dollarë australianë ose 577 dollarë amerikanë.

Paketa ditore përfshin aktivitete që variojnë nga prodhimi i verës dhe drekat gourmet, e deri tek ndalesat në ishuj tropikalë. Me kufijtë ndërkombëtarë që nuk pritet të rihapen deri në 2022, Qantas i ka kërkuar qeverisë garanci në udhëtimet e brendshme tani që vaksinimi në

Australi është në udhë e sipër. Kompanitë ajrore në të gjithë rajonin po dalin në fakt me strategji të ndryshme për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia, me Thai Airways që njoftoi këtë javë se do të reduktojë forcën e saj punëtore me 50 për qind.

Kriza ka çuar në paketa shpëtimesh nga qeveritë, kolapse dhe reduktime të mëdha vendesh pune. Kompanitë po përballen me një rënie të madhe të numrit të pasagjerëve, ndërkohë që fushata e vaksinimit po ecën ngadalë dhe kufijtë mbeten ende të mbyllur.

Top Channel