Fobi nga gjilpërat? Shkencëtarët shpikin vaksinën kundër COVID që ‘ngjitet’ në lëkurë

Shkencëtarët britanikë po zhvillojnë vaksinën e parë në botë të koronavirusit që ‘ngjitet’ në lëkurë e që mund të përdoret si një alternative për njerëzit që kanë fobi gjilpërat.

Pajisja e silikonit lëshon mikronela të vogla, secila më e hollë se një qime, për të thyer barrierën e lëkurës.

Reklame

Fobi nga gjilpërat? Shkencëtarët shpikin vaksinën

Sipas studiuesve të Universitetit të Swansea, ngjitësi është krijuar për të lejuar pacientët të vetë-administrojnë vaksinën dhe më pas të monitorojnë reagimin e trupit të tyre ndaj saj.

Pajisja do të duhet të vendoset në krah dhe të qëndrojë aty deri në 24 orë për të punuar.

Sidoqoftë, ekipi pritet të propozojë një prototip pune në prill, ndërsa për përdorim komercial mendohet të jetë gati pas tre vitesh.