Fondacioni i Bill Gates jep 150 milion dollarë për OBSH

Advertisment

Vendimi i Presidentit Trump për të ndërprerë financimiet e shtetit të tij drejt OBSH-së duket se ka provokuar një reaksion të kundërt duke nxitur solidaritet me organizatën.

Të shumtë ishin liderë dhe personalitete botërore të cilët e kundërshtuan venimin e Presidentit të SHBA. Një ndër ta ishte dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Reklame

Ai ka folur sërisht rreth kësaj çështjeje në një intervistë për rrjetin e lajmeve ABC në amerikë.

“Është një problem global. Ky institucion bashkon kombet dhe përkujdeset që t’i shkëmbejmë përvojat mes vendeve në mënyrën më të mirë. Do të ketë mjaft kohë që të shohim se cilat vende kanë punuar mirë në këtë aspekt, e cila kanë dështuar, ku është dashur të reagojë ndryshe OBSH-ja. Thjesht përkrahim fuqishëm rolin e OBSH-së. Këta njerëz janë ata që kanë arritur të çrrënjosin sëmundje të ndryshme. Ata e dinë se çfarë ndodhë në nivelin global”, tha Bill Gates.

Bashkëthemeluesja e Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, në të njëjtën kohë edhe bashkëshortja e Bill Gates, Melinda, është shprehur gjithashtu kundër vendimit duke theksuar se OBSH është krijuar pikërisht për raste të tilla.

“Ne bashkëpunojmë me OBSH-në për më shumë se 20 vite. Asnjë institucion nuk është i përkryer, por si përgjigje globale do t’i tejkalojmë të gjitha këto. OBSH-ja është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të trajtoj pikërisht çështje të tilla në mbarë botën. Pra, pezullimi i përkohshëm nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka thënë Melinda Gates.

Sipas raporteve financiare, pas SHBA-ve, Fondacioni Gates është financuesi më i madh i OBSH-së. Pas tërheqjes së 400 milionë dollarëve nga Shtetet e Bashkuara ata lajmëruan se do të rrisin financimin e tyre me 150 milionë dollarë të tjera. /Opinion.al