Forcat ukrainase zënë në kurth forcat ruse, shkatërrojnë 58 automjete të blinduara (FOTO)

Rusia ka pësuar një tjetër poshtërim në fushëbetejë pasi Ukraina pengoi një tentativë të ushtrisë pushtuese për të kaluar lumin në Donbas.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, forcat e Kievit kanë shkatërruar më shumë se 58 mjete luftarake të trupave të Vladimir Putin. Imazhet satelitore tregojnë shkallën e dështimit me mbetjet e dy urave lundruese në lumin Donetsk dhe në të dyja anët tanke dhe mjete luftarake të braktisura e djegura plotësisht.

Reklame

Duket se komandantët rusë po tentonin të rrethonin dy qytete aty pranë, por kurthi kundër tyre u shndërrua në një masakër kur ushtria ukrainase zbuloi planet që kishin. Një person me emrin Maxim, që pretendon se është inxhinier i forcave të Kievit, thotë se mëngjesin e 8 majit ushtria ruse dogji fushat përreth dhe hodhi granata tymi për të bllokuar pamjen, por ata u goditën me artileri të rëndë duke pësuar humbje të mëdha.