Formacionet zyrtare: Liverpool-Real Madrid, përballja e gjigantëve

Anfieldi është arena e ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në sfidën e parë të zhvilluar në ‘Alfredo di Stefano’, ashtu që kualifikohen në gjysmëfinale me barazim dhe çfarëdo fitoreje.

Reklame

Po ashtu, ekipi spanjoll do të jetë në fazën tjetër edhe nëse humb me disavantazh prej një goli (1-0, 2-1…), si edhe me disavantazh prej dy golash, por me kusht t’i ketë shënuar dy e më shumë gola (4-2, 5-3…).

Redsat kualifikohen tutje me fitore prej 2-0 ose me çfarëdo fitore nëse kanë avantazh prej tre golash. Rezultati 3-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Nuk do të mungojë një tjetër përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Jurgen Klopp dhe Zinedine Zidane.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Phillips, Robertson; Milner, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Sadio Mane.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Fede Valverde, Militao, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius.