Foshnjat e parë të lindura në 2020 janë binjakë

Advertisment

Binjak, djalë dhe vajzë, janë foshnjat e para që u lindin këtë vit në Shkup. Foshnjat kanë lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup.

Siç informojnë nga Klinika, e para ka lindur vajza, në orën 00 e 01 minutë, me peshë 2. 360 gramë dhe e gjatë 47 centimetra. I dyti është djali dhe është lindur në orën 00 e 03 minuta, me peshë pre 1.760 gramë dhe i gjatë 46 centimetra. Foshnjat dhe nëna Snezhana nga Shkupi ndjehen mirë.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informacionin e publikoi në Fejsbuk dhe dërgoi urime për familjen.

Tradicionalisht sot kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arslani dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup Viktorija Jovanovska do ta vizitojnë nënën e foshnjave.