Foto e rrallë e Ukshin Hotit me shokë nga Maqedonia (FOTO)

I pavdekshmi Mr. Ukshin Hoti! Në Lubljanë (në vitin 1991), me stafin e Redaksisë DeA (Demokracia Autentike): Në të djathtë, Fadil Bajrami (me mustaqe); Në të majtë, Rexhep Hoti (nipi i Bacës Ukë) dhe Bislim Elshani.

Sa herë që, unë (nga Zvicra) thirrsha (në tel.), te Redaksia e DeA (në Lubljanë), Baca Ukë më pyeste: “Cili Gafurr je, Gafurri i Fadilit, apo Gafurri i Bislimit(*)?”

P. S.
(*) Gafurri i Bislimit ishte Gafurr Elshani, eksponent i lartë i ish LPRK-së. Ndërsa, unë (“Gafurri i Fadilit”) isha Zëdhënës i ORSH-së dhe i gazetës “Kushtrimi i Lirisë”. (Gafurr Adili)