Foto ekskluzive të ko kainës që u kap në Krushopek

Advertisment

Të paktën 3 të arr estuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton ko kainë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar ekskluzivisht edhe fotot e ko kainës që u sekuestrua në komionin e ngarkuar me banane dhe që kishte hyrë nga Mali i Zi dhe më pas doli nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqipëtare që kanë marrë pjesë në aksion. Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në të ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër kr imit të organizuar.

Reklame

Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar thanë burime të gazetares Anila Hoxha, u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se ko kaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe ko kaina ka përfunduar në Krushopek.
Top Channel mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se ko kaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.