FOTO-VIDEO/ Aktori me famë botërorë u pagua sa një filxhan kafe në këtë rol

37

Pothuajse nuk mori kurrëfarë pagese për të ‘realizuar’ rolin e tij në Deadpool 2. Bëhet fjalë për aktorin me famë botërore Brad Pitt i cili sado e habitshme që duket në këtë rol është paguar sa një filxhan kafeje.

Producenti i filmit Ryan Reynolds mendoi se do të ishte jo pak argëtuese që një aktor i profilit të lartë të luante rolin e një personazhi të padukshëm dhe të parëndësishëm në të gjithë filmin dhe ta shfaqte atë gjatë filmit vetëm në tre episode shumë të shkurtra. Aktori e producenti Ryan Reynolds duket se ka gjetur hapësirën ideale për të luajtur karakterin e Deadpool në filmin me të njëjtin emër, deri në atë pikë sa roli në fjalë e ndihmoi atë të largonte edhe ankthin që e shoqëronte prej jo pak kohësh në set.

Politikisht i pasaktë, i shkëlqyer dhe argëtues, super heroi atipik i Marvelit ishte një sukses global. Ryan Reynolds duket se është argëtuar tej mase duke luajtur Deadpool: ndër të tjera, ai ka fshehur disa elemente fantastike në film.

Për shembull, shfaqja e Brad Pitt si një trup i pa dukshëm prej të cilit dukej vetëm çanta e shpinës, dhe momenti i vetëm kur fytyra e tij bëhet paksa e dukshme është në momentin kur ky personazh vdes në film tek mbetet në disa tela korrenti. Fytyra e aktorit të famshëm shfaqet vetëm disa sekonda, dhe prania e tij në film është tërësisht e padobishme. “Kur pyeta se sa do të donte Brad Pitt për ‘rolin’ e tij të gjithë njëzëri thanë se do t’i mjaftonte një kafe”, tha Ryan.

Ai tregoi se e donte praninë e Brad Pitt në film, sepse sipas tij ishte një ide jashtëzakonisht e bukur të merrte një nga aktorët më të famshëm në botë për t’i dhënë atij një rol absolutisht të padukshëm ku edhe nuk mund të fliste apo të aktronte, me përjashtim të tre fragmenteve ku u shfaq thjesht çanta e tij”