Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, infermierja shpëtoi tre foshnje në Bejrut

Advertisment

Shpërthimi i fuqishëm në Liban ka lënë të vdekur rreth 100 persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Bejruti, kryeqyteti libanez ka mbetur i shkatërruar nga shpërthimi i kimikateve.

Në mediat e huaja janë publikuar shumë foto prekëse të fëmijëve dhe personave të plagosur që enden dyerve të spitaleve të tejmbushura. Një foto e shkrepur nga fotografi Bilal Jawich, ku një infermiere po mban një foshnje të dëmtuar nga shpërthimi ka bërë xhiron e rrjetit.