FR-BDI fillon fushatën për anëtarësimet e reja në Gostivar

Forumi Rinor i BDI në Gostivar ka filluar fushatën për anëtarësimet e reja.

Nga mbledhja e mbajtur sonte në Gostivar, kryetarii i degës, Valdet Xhaferi ka theksuar se “Dyert janë të hapura për të gjithë” dhe se “Një pjesë bukur e mirë e rinisë gostivarase është në rradhët e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI”.

“Rinia e Gostivarit e ka dëshmuar guximin, iniciativën, punën dhe përkushtimin. Një pjesë bukur e mirë e rinisë gostivarase është në rradhët e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, të përgatitur, të përkushtuar dhe gatshëm që këtë rrugëtim ta ndajmë me miq dhe shok, të hapur për bashkëpunim, bujarë që suksesin ta ndajmë bashkë ashtu siç jemi të gatshëm që sfidat t’i përballojmë së bashku. Bashkohu të veprojmë, të nxjerrim vlerat në sipërfaqe, të kontribojmë për vete dhe ata që kanë nevojë për ne. Dyert janë të hapura për të gjithë”, shkruan Xhefi në rrjetet sociale pas mbylljes së takimit me rinistët.

Ai ka publikuar edhe linkun për regjistrim në fomë online: https://www.regjistrim.mk/