Franca do të qëndrojë mbyllur deri në 11 maj

Presidenti francez Emanuel Macron është shprehur se masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do të vijojnë deri më 11 maj.

Macron thekson se është i vetëdijshëm për këtë sforcim, por ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve si ‘mënyra e vetme’ për të penguar shpërndarjen e virusit.

Deri tani numri i viktimave në France ka shkuar në 15 000 në total, 574 vetëm në 24 orët e fundit./ Opinion.al