Franca kërkon qasje të re për negociatat në BE, e mundur shtyrja e vendimit për Maqedoninë e Veriut?

21
#

Franca dëshiron të dorëzojë propozim për metodologji të re në bisedimet për anëtarësim në BE javën e ardhshme në takimin ministror në Luksemburg, me çka për herë të tretë të anulohet vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për pozicion zyrtar për tani, Parisi konsideron se procesi negociues për anëtarësim siç është tani nuk është mjaftueshëm i suksesshëm, mes tjerash për shkak asaj që vendet që veçmë negociojnë janë shënuar ngecje ose regres, shpjegojnë burimet diplomatike në Bruksel për MIA.

Ambasadorët e vendeve anëtarë të BE-së më së voni nesër përsëri do të mblidhen lidhur me këtë, por edhe për propozimin francez për herë të tretë të anulohet vendimi për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mars 2020.

Parisi propozon të vendoset në konkluzat fjali e ngjashme me ata të deritanishme e cila angazhohet të “kthehet në çështjen” në mars, ndërsa do të kërkojë që KE të përgatis raport edhe krahas asaj që raportet e rregullta për progresin e vendit të rajonit janë paraparë në prill 2020.

Disa vende anëtare të BE-së nuk janë kundër revidimit të procesit negociues për zgjerimin, por thonë se nuk guxon ajo të sjell edhe deri te një anulim i vendimit.

Me qëndrim të ngjashëm sot është deklaruar edhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

“Çdoherë ka hapësirë për përmirësim dhe unë jam i fundit që do të thoshte se nuk ka, çdoherë mund të flisni për metodologji, nuk duhet të mbyllim sytë, por nuk duhet të mbahet peng”, ka thënë sot Han.