Franca lut vendet e lindjes së mesme mos ti bojkotojnë produktet e tyre

Advertisment

Franca u bëri thirrje sot vendeve të Lindjes së Mesme të ndalojnë së bojkotuari produktet franceze.

Përmes një deklarate për shtyp, ministria e jashtme franceze, njoftoi se ditët e fundit kishte pasur thirrje për bojkot të produkteve franceze, veçanërisht ushqimit, në disa vende të Lindjes së Mesme, si dhe thirrje për demonstrata kundër Francës pas botimit të vizatimeve satirike të Profetit Muhamed. “Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet ndaj vendit tonë”, shkruante në njoftim, raporton aljazeera.

Reklame

Zinxhirët me pakicë nga disa vende arabe bënë thirrje për bojkot të produkteve franceze, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se vendi i tij nuk do të hiqte dorë nga karikaturat e Profetit Muhamed.

Presidenti francez e bëri deklaratën gjatë ditës së enjte në një mbledhje përkujtimore për nder të profesorit, Samiel Patit, të cilit iu pre koka nga një islamik radikal nga Çeçenia sepse u shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed studentëve të tij në një shkollë të mesme në periferi të Parisit.

Agjencia e lajmeve Anatolia raporton se zinxhirët tregtarë në Katar dhe Kuvajt kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve franceze.