Francezi i mashtroi gratë me foton e Lorik Canës (VIDEO)

Advertisment

Për vite me radhë ishte motori i kombëtares shqiptare. Por pos për talentin e karakterin e fortë si futbollist, Lorik Cana njihet edhe si një ndër sportistët më të bukur shqiptar.

E ky aset i gjakovarit u përdor nga një mashtrues në Australinë e largët.

Reklame

Atje, francezi David Gabrieli, u paraqitë me fotografinë e kosovarit në aplikacionet e takimeve RSVP dhe Bumble, duke pretenduar se është mjek zviceran.
Kështu, burri që së fundi po gjykohet për 22 vepra penale, kryesisht su*lme e dhu*nime se*ksuale, po del se i mashtroi katër nga vik*timat e tij.

Në procesin që po zhvillohet në Sidnej, nuk janë dhënë detaje për arsyetimet që i dyshuari përdori kur u takua me gratë që i ftoi me fotografi tjetër, por u tha se i takoi kryesisht në një kafiteri pranë banesës së tij, prej ku më pas i ftoi dhe brenda saj.
Ish -futbollisti Cana tashmë ka dëgjuar, për këtë keqpërdorim të imazhit të tij.

Ai në një përgjigje për Klanin tha se këtë çështje e le në dorë të organeve kompetente.