Frika nga vala e dytë e koronavirusit, britanezët zbrazin marketet

Advertisment

Deklaratat e ekspertëve pranë kryeministrit britanik Boris Johnson se rritja e rasteve të reja me koronavirus mund të sjellë rikthimin e opsionit të izolimit ka rikthyer panikun tek qytetarët.

Radhë të gjata janë regjistruar në shumë supermarkete, me klientët që rrëmbenin me shumicë nga gjërat e nevojshme deri tek ato të panevojshmet. Brenda pak minutash shumë nga raftet u boshatisën totalisht.

Reklame

Rjetet kryesore të marketeve deklarojnë se rritje të mëdha kanë pasur dhe porositë online dhe gjithashtu iu bëjnë thirrje klientëve që për shumë mallra që tashmë nuk gjenden në rafte të bëjnë porosi për disa më pas.

Disa ditë më parë kryeministri Johnson “kërcënoi” se do të shtojë masat shtrënguese kundër koronavirusit duke bërë përgjegjës njerëzit për mosrespektimin e protokolleve.