Fshesë në MPB në Maqedoni, ministri teknik do të ndërrojë kryeshefat e policisë

Advertisment

Ministri i brendshëm i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Naqe Çulev ka të drejtë të ndërrojë 15 kryeshefa policie, të njësiteve dhe në sektorë të tjerë, përcjell INA.

Sipas paralajmërimeve, ministri emëruar nga VMRO-DPMNE në Qeverinë teknike pritet që këtyre ditëve të publikojë emrat e kryeshefave të rinj të sektorëve të punëve të brendshme në Shkup, Veles, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Ohër.

Reklame

Ai pritet të emërojë kryeshefa edhe në kontrollin e brendshëm, njësitë speciale, si dhe njësitin “Tigrat”. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, kryeshefat e deritanishëm do të ushtrojnë detyrën e zv/kryeshefave, ndërsa të gjitha vendimet do të jenë me nënshkrime të përbashkëta. (INA)